KosEd vazhdon certifikimin e mësimdhënësve për përfundimin e "Vlerësimit të Udhëhequr nga Kolegët"
- KosEd
- Oct 8, 2024
- 1 min read

Në një ceremoni solemne të mbajtur sot, 55 mësues dhe anëtarë të ekipit komunal të Komunës së Mitrovicës u certifikuan për përfundimin me sukses të programit të trajnimit të zhvilluar nga KosEd, "Vlerësimi i Udhëhequr nga Kolegët".

Projekti i Bashkimit Evropian - KosEd, falënderon Drejtoreshën e Arsimit në Mitrovicë, Drita Kadriu, dhe gjithë stafin arsimor në Mitrovicë për angazhimin e tyre në zhvillimin profesional të mësimdhënësve.Kjo është arritur falë mbështetjes sonë dhe asaj të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Aktualisht, programi "Vlerësimi i Udhëhequr nga Kolegët" përfshin 100 shkolla, ku rreth 1,000 personael të stafit arsimor janë certifikuar.
Programi i trajnimit "Vlerësimi i Udhëhequr nga Kolegët" ofrohet në bashkëpunim mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Drejtorive Komunale të Arsimit, shkollave dhe projektit KosEd dhe është akredituar nga MASHTI.
Comments