KosEd dhe Instituti Pedagogjik i Kosovës zhvillojnë Trajnimin e Trajnerëve për Programin “Ndërtimi i kapaciteteve të mësimdhënësve për rishikimin dhe përmirësimin e teksteve shkollore”
- KosEd
- Mar 14
- 1 min read
Projekti i Bashkimit Evropian “Përkrahje për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët”- KosEd, në bashkëpunim me Instituti Pedagogjik i Kosovës, pas certifikimit të rreth 300 mësimdhënësve në 14 komuna të Kosovës, ka vazhduar me Trajnimin e Trajnerëve për zhvillimin e programit “Ndërtimi i kapaciteteve të mësimdhënësve për rishikimin dhe përmirësimin e teksteve shkollore”.
Trajnimi synon të avancojë trajnerët me aspekte të udhëheqjes së programit të trajnimit me mësimdhënës, përmirësimit të përmbajtjes së programit dhe materialeve me shembuj nga fushat të ndryshme kurrikulare, si dhe harmonizimi i standardeve të udhëheqjes së programit të trajnimit, bazuar në përvojat e deritanishme dhe standardet më të mira ndërkombëtare.
Programi i trajnimit për mësimdhënës “Ndërtimi i kapaciteteve të mësimdhënësve për rishikimin dhe përmirësimin e teksteve shkollore”, është zyrtarisht i miratuar nga Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve dhe zbatohet në partneritet me Drejtoritë Komunale të Arsimit, Institutin Pedagogjik të Kosovës dhe projektin KosEd.
Vitin e kaluar, KosEd dhe Instituti Pedagogjik i Kosovës në fazën e parë të trajnimit kanë certifikuar 300 mësimdhënës në 14 komuna në 7 regjionet e Kosovës, duke ndikuar drejtpërdrejtë në ngritjen e kapaciteteve të tyre.
Ky proces është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së teksteve shkollore dhe rritjes së përfshirjes së mësimdhënësve në vendimmarrjen për materialet arsimore.
Comments