Projekti i Bashkimit Evropian “Përkrahje për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët” - KosEd, në bashkëpunim me Instituti Pedagogjik i Kosoves ka filluar këtë javë me ceremonitë e certifikimit të mësimdhënësve të cilët kanë përfunduar fazën e parë të trajnimit për rishikim dhe përmirësim të teksteve shkollore. Faza e parë përfshiu tekstet e gjuhës shqipe dhe matematikës.
Komuna e Gjilanit ishte e para ku u mbajt ceremonia, ndërsa javën e ardhshme vazhdojmë me komunat tjera. Ceremonitë e certifikimit do të përfundojnë deri më 25 tetor.
KosEd falënderon Drejtoria Komunale e Arsimit DKA - Gjilan dhe të gjithë mësimdhënësit e Gjilanit për përkushtimin dhe pjesëmarrjen aktive në trajnim.
Programi "Ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve për rishikim dhe përmirësim të teksteve shkollore," i aprovuar nga MASHTI, ka trajnuar deri tani rreth 140 pjesëmarrës në 7 komuna.
Modulet e Programit:
Rishikimi dhe përmirësimi i teksteve shkollore: Parimet dhe metodologjia (6 orë);
Kriteret dhe përshkruesit për rishikim të teksteve (20 orë) ;
Analiza e teksteve dhe raportimi i të dhënave (22 orë);
Ky program ofron gjithsej 48 orë trajnime dhe aktivitete praktike për certifikim.
Programi ofrohet nga MASHTI, DKA, EU- KosEd dhe Instituti Pedagogjik i Kosovës.
Comentários